top of page

Videoclip  përshëndetës për Vitin e Ri 2017

2018

"Mbledhja e ullinjëve"

Një ditë shumë e bukur për fëmijët e grupit parashkollorë. Edukatorja e kopshtit pasi u ka folur dhe shpjeguar në klasë për stinën e vjeshtës dhe prodhimet e saj, i ka prezantuar fëmijët me pemën e ullirit. Më pas i ka çuar fëmijët që të përjetojnë eksperiencën e mbledhjes së ullirit. Pemët e ullirit janë mbjellë nga fëmijët që kanë frekuentuar klasën e pestë në vitin 2008 e këto bimë u rriten e këtë vitë dhanë frytet e tyre. Në fotot duket edhe gëzimi i tyre.

Maratona e këngës popullore

Qëndra Kulturore e Fëmijëve organizoi konkursin " Maratona e Kënges Popullore " midis shkollave 9 vjecare të qytetit. Falenderojmë Drejtoritë e shkollave, mësuesit dhe nxënesit për përgatitjen dinjitoze. Ne falenderojmë Q.K.F për angazhimin për të zbuluar talente të reja  tek nxënësit.

Kantina "Çobo"

Sot shkolla “Ylli i Mëngjesit “ ka përjetuar një përvojë shumë interesante. Nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë shkuan për të vizituar punishten e verës pranë Kantinës së verës “ÇOBO”. Tema mësimore ishte "Punësimi dhe qendrat kryesore prodhuese për qytetin e Beratit". Nxënësit, studentët ishin në gjendje të shohin përmes kësaj vizite proçesin që e bën rrushin të bëhet verë. Ne duam të falenderojmë pronarin Z.Muharrem që i ka lejuar nxënësit tanë një përvojë të tillë. Suksese të më tejshme dhe çmime të mira me verën tuaj të shkëlqyer që konkuron në tregun Europian!

bottom of page